15 familje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së re do të jenë të parat që do sistemohen në banesat sociale të ngritura nga bashkia në zonën e Shkozës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, u bere thirrje edhe banoreve që protestojnë, të mos humbasin kohë, por të strehohen në këto banesa.
?Në kohë rekord janë bërë gati apartamentet, janë blerë duke nisur nga frigoriferët, tek televizorët, tek çdo nevojë bazë që ka një familje. Ajo që kam parë është që këto kushte këtu janë në fakt disa herë më të mira se sa shtëpitë që po lënë, shtëpiza pa leje, barraka pa leje, ndërkohë marrin sot një ofertë shumë më të mirë se sa ajo që lanë. Fillimisht, kjo rezervohet për të gjithë familjet që kanë aplikuar në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë asnjë dokument, ndërkohë që të tjerët do marrin shpronësimin. Ftesa ime është, sipas njësive 6, 7 apo Kasharit, apo 11 aplikoni për banesa sociale?.
Veliaj u kërkoi banorëve të distancohen dhe të mos bëhen pale me opozitën në dëm të interesit të tyre.
?Sot duhet të marrin një vendim, do kërkojnë të ardhmen dhe fatin e tyre, apo do rrinë të kërkojnë të ardhmen dhe fatin e Lulit. Distancohuni nga deputetët me ?Range Rover-a? që s?kanë fare hallin tuaj, kanë vetëm hallin e pushtetit të tyre. Distancohuni nga Luli i ?VIKTORIA INVEST-it? që punët e tij, pazaret e tij, shtëpitë e tij dhe katandinë e tij e ka zgjidhur. Bëhuni palë me qeverinë, me Bashkinë, që unaza të bëhet, banesat t?i kemi, bonusi i qirasë të jepet, dhe shpronësimi 100% për ata që i kanë me letra?.
Tv Klan