10 mijë $ nga llotot dhe hetime të paplota, Vettingu 'djeg' prokurorin Artur Selmani

Report TV 2018-11-26

Views 0

KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani. Selmani ka rezultuar me probleme me pasurinë. Ai ka deklaruar 10 mijë dollarë të fituar nga bastet sportive, gjë e cila nuk ka bindur trupën e KPK-së.

Edhe ILDKPIK gjeti probleme me pasurinë e ish-kandidatit për kryeprokuror. Pikëpyetje ka pasur edhe për profesionalizimin e Selmanit pasi ka rezultuar se hetimet e kryera prej tij kanë qenë të paplota.

Pasuri nga bastet
Sipas asaj që ka deklaruar pranë ILDKPKI-së, rezulton se në vitin 2004, Selmani ka deklaruar të ardhura nga paga prej 1.4 milion lekësh. Gjithashtu ai ka deklaruar dhe një kredie të marrë me një afat 25 vjeçar.

Por, prokurori Selmani deklaron se ka siguruar të ardhura edhe nga skedinat sportive. Selmani ka fituar një lloto sportive në vitin 2007, në shumën 4 mijë dollarë në një kompani bastesh.

Në vitin 2008, ai e ka provuar sërish fatin dhe ka vënë një tjetër skedinë, prej së cilës ka fituar 2 mijë dollarë. Edhe në vitin 2009 skedina fituese në lloto i ka sjellë atij 4 mijë dollarë të tjera. Në një hark kohor prej 3 vitesh, prokurori Artur Selmani ka fituar shumën 10 mijë dollarë në baste sportive.

Deklarata e pasurisë dorëzuar pranë ILDKPKI më 30.03.2017
Gjendje cash që përfaqëson nga kursimet në vite, prej burimeve të të ardhurave nga rroga e përfituar në detyrat shtetërore që kam kryer dhe shpërblimet që kam përfituar nga burimet në shumën 950 000 lekë.

Depozitë bankare pranë që përfaqëson pjesë nga kursimet në vite prej burimeve të të ardhurave nga rroga e përfituar në detyrat shtetërore që kam kryer dhe shpërblimet që kam përfituar në shumën 2 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në shumën 1 583 501 lekë.

Të ardhura nga shpërblimi si ekspert në programin e trajnimit vazhdues të shkollës së magjistraturës në shumën 24 575 lekë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert në projektin e qendrës INFOÇIP, në shumën 1 000 dollarë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert në projektin e qendrës LIST për botimin e revistës juridike ?GAIUS? , në shumën 630 094 lekë.

Kredi e marrë nga Banka e Kursimeve me kontratën e huasë datë, 07.10.1999, me qëllim blerje banese. Data e përfundimit të detyrimit financiar 07.10.2024. interesi bazë tre përqind. Kësti mujor 19 000 lekë. Balanca në 01.01.2016 rezultonte 1 754 277 lekë. Balnaca në datën 31.12,2016 rezulton 1 621 302 lekë. Principal i paguar për 2016 në shumën 162 290 lekë. Interes i paguar për 2016, në shumën 45 974 lekë.

Bashkëshortja Albana Selmani, paga si mësuese në shkollën 9 vjeçarë ?Kushtrimi i Lirisë? në shumën 249 416 lekë.

Trajtim me pension të pjesshëm ivaliditetinga ISSH në shumën 130 000 lekë.

Share This Video


Download

  
Report form