Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lejet e ndërtimit në Shqipëri edhe për tremujorin e tretë të këtij viti kanë pësuar rritje. Sipas INSTAT gjatë periudhës korrik-gusht në të gjithë vendin janë dhënë 343 leje ndërtimi. Pjesën e 'luanit' e ka marrë Tirana me rreth 104 leje, ndërsa Kukësi është qarku që ka marrë vetëm 2 leje ndërtimi.
Gjatë periudhës korrik-shtator në Shqipëri janë dhënë 343 leje ndërtimi.
Nga të dhënat e INSTAT konstatohet se edhe në tremujorin e tretë ka pasur rritje të lejeve me 10.6%, ose 33 më shumë.
Kryeqyteti vijon të mbajë peshën kryesore në projektet për ndërtim dhe vetëm për këtë periudhë për Tiranën janë miratuar 104 leje.
Në kryeqytet ka një stok apartamentesh të pa shitura, por pavarësisht kësaj kjo industri vijon të kërkojë leje të reja ndërtimi.
Më pas renditet Durrësi, Fieri dhe Elbasani.Më pak leje ka marrë qarku i Kukësit, ku janë aprovuar vetëm 2 dhe më pas renditet Lezha dhe Vlora.
Vlera e investimit të pritur e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e tretë 2018, është 15,2 miliardë lekë, nga 14,3 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 6,6 %.
Kërkesat më të shumta të miratuara për ndërtim janë për arsye banimi, por nuk mbeten pas edhe ndërtimet për hotele, qendra tregtare apo zyra.
Pavarësisht rritjes së lejeve të ndërtimit, sipërfaqja e miratuar për ndërtesa të reja në tremujorin e tretë 2018, është rreth 330.725 m2, nga rreth 350.153 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rënie prej 5,5 %.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shtohen-lejet-e-ndertimit-kryeson-tirana-i-fundit-renditet-kukesi