Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Buxheti dhe Paketa Fiskale u miratuan nen për nen në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë por debatet brenda mazhorancës nuk u evituan. Tregues i mosmarrëveshjes brenda të majtës ishte nisja me 40 minuta vonesë e komisionit por edhe drejtimi i tij nga sekretari Anastas Angjeli gje që opozita e cilësoi shkelje te rregullores.
Kryetari Erion Braçe mbërriti me vonesë ndërsa votoi kundër disa neneve të Paketës Fiskale.
Ndryshe nga seanca e mëparshme, deputetët e mazhorancës u tërhoqën nga propozimi për rritjen e kufirit të pagës së patatueshme nga 30 në 40 mijë lekë në muaj.
Vetë Erion Brace shprehu kundërshtim për ndryshimin e dividentit.
Debatet nuk munguan as gjatë diskutimit për buxhetin. Fondi për Ministrinë e Bujqësisë, Gardës së Republikës, Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Diasporës por edhe Rtsh-së, përplasen ne komision deputetin Braçe dhe Ministrin Ahmetaj.
Brace: Argjinaturat janë goditur po prap në mars-prill të këtij viti. Nuk janë goditur njëherë, por 4 herë brenda 4 mujave. Dua ta thëm këtë dhe të mbetet e regjistrua, se ditën kur larg qoftë të ndodhë dicka, atë ditë unë do kërkoj përgjegjësi penale.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekonomine-e-drejton-anastas-angjeli-brace-perplaset-me-ahmetajn