Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Anastas Angjeli, Ministri i Financave:- Me përgjegjësine e ministrit të Financave dhe me cilësinë e pronarit të kësaj bankë dua të deklaroj se ato nuk janë gjë tjetër veçse thirrje destruktive të bëra nga Sali Berisha dhe klani i tij, për të penguar procesin e reformave në vendin tonë dhe vecanërisht procesin e privatizimit të Bankave. Unë dua të garantoj opinionin publikë, depozituesit se ky proces i cili është vetm në fillimin e tij dhe do te zgjasi dy vjet është një proces i domosdoshem dhe që garanton depozitat e popullit. Kjo është e vetmja bankë shteterore që ka mbetur në vendin tonë dhe duke u bërë private do të jetë më efektive. Në Shqipëri operojnë 12 banka private, në të cilat janë llogaritë bankare të bizneseve të ndryshme dhe qytetarëve, kështu duke u bërë private s?ka se si të ketë rrezik. Përsa i përket Berishës unë do kontribuoj për ta ndihmuar dhe do të interesohem në qeveri që ishullin e Sazanit ta bëjmë zonë të lirë dhe aty të rri vetëm Berisha dhe të ulerijë rrugëve./tvklan.al