Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohet në Durrës një shtetas italian i shpallur në kërkim nga Italia për trafik të lëndëve narkotike.
Operacioni ndërkombëtar i koduar "Il L'atitante" u realizua nga Policia Shqiptare, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Karabinierët e Barit.
Në pranga ka rënë shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.
"Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar" sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapet-ne-durres-italiani-i-shumekerkuar-trafik-te-lendeve-narkotike