“Unaza e Re”, Gjiknuri: U verifikua falsifikimi, zgjidhëm kontratën me kompaninë DH Albania

Report TV 2018-12-11

Views 0

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri në një deklaratë për shtyp ka konfirmuar se kompania fituese e lotit të parë të projektit të ?Unazës së Re?, 'DH ALBANIA'', ka falsifikuar dokumentat.

Sipas Gjiknurit, pas konfirmimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kompania 'DH Albania' ka falsifikuar dokumentat, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zgjidhur menjëherë kontratën me kompaninë. Më tej, Gjiknuri siguroi të gjithë shqiptarët buxheti i shtetit nuk ka humbur para nga zgjidhja e marrëveshjes pasi ende nuk ishin bërë pagesat.

?Pas marrjes së këtij konfirmimi me SHBA-të, ARRSH ka zgjidhur menjëherë kontratën. Materialet e ardhura nga SHBA do t?i referohen Prokurorisë Shqiptare. Siguroj shqiptarët që buxheti i shtetit nuk ka asnjë humbje pasi nuk është bërë asnjë pagesë. Hapat e marra nga ARRSH për tenderimin kanë qënë në përputhje me legjislacionin. Dokumentat janë me vula të noterëve në SHBA,?- u shpreh Gjiknuri.

Ditën e djeshme, kanë dalë të dhëna të reja mbi një tjetër tender të fituar nga kompania. Nga të dhënat rezulton se OST i ka dhënë kompanisë ?DH ALBANIA? një tender me vlerë mbi 11 milionë euro për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit. (LEXO KËTU)

Kompania ?DH Albania? që fitoi tenderin me një bashkim operatorësh për ?Lotin 1? të Unazës së Re dhe që më pas u pezullua (lexo këtu) deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni rezulton fituese edhe e një tenderi me vlerë mbi 11 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Share This Video


Download

  
Report form