Unaza e Re/ ARRSH kallëzon kompaninë ‘DH Albania’ për falsifikim dhe mashtrim

Report TV 2018-12-12

Views 0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë ?DH Albania? për dy vepra penale; falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim. ?DH Albania? është kompania që fitoi tenderin 18 mln euro në ?Lotin 1? te Unaza e Re, por që më pas u pezullua, pasi nisën hetimet për falsifikim (lexo këtu). ARRSH në padi thekson se kompania ka paraqitur dokumente të rreme. ?Kompania ?DH Albania? ka paraqitur dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunëell Haberman në SHBA, si aktin e themelimit të dorëzuar në QKB ku pretendon se është themeluar në 25 qershor në 1998, kur në fakt rezulton se data reale është në 25 qershor 2018 si edhe dokumente të tjera.

Institucioni jonë gjendet në kushtet e mashtrimit dhe falsifikimit të qartë të dokumenteve, veprime që dëmtojnë imazhin e institucionit dhe buxhetit të shtetit. Kërkojmë hetimin e kompanisë dhe vendosjen e personave përgjegjës përballë përgjegjësive ligjore?, thotë ARRSH në padi. Pra kompania është themeluar vetëm pak muaj para fitimit të tenderit. Ndërkohë që kjo kompani po përmes dokumenteve të falsifikuara ka fituar edhe tenderin prej mbi 11 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për linjën 220 kilovolt Burrel ? Peshkopi, por që u pezullua menjëherë pas publikimit të lajmit (lexo këtu).

Kush është ?çunaku? që drejton kompaninë (lexo këtu).
Në Shqipëri, degëzimi i pretenduar i ?Dunwell Haberman? është ?DH-Albania? që e drejton një çunak, që dikur ka punuar si recepsionist në një spital privat në Tiranë, dhe më pas papritur është bërë pronar i një kompanie të quajtur ?Itrade - Fx Media?, ku ai zotëron 100 për qind të aksioneve. Ky i ri, vetëm 26 vjeç quhet Avdjol Dobi me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Tiranë. Kompaninë ?Itrade - Fx Media? Dobi e ka rregjistruar në 23 mars 2016 me qëndër në Vlorë, por gati një vit në ushtrim aktiviteti, pas një mbledhje të jashtëzakonshme Dobi vendos të pezullojë aktivitetin tregtar.

Por 16 muaj pas këtij vendimi emri i Avdjol Dobi, del në një kompani tjetër të quajtur ?DH-Albania?, e cila në korrik 2018 është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të biznesit Tiranë. Dobi ka rolin e përfaqësuesit ligjor të kësaj kompanie me degë në Shqipëri, ndërkohë si përfaqësuese ligjore e kompaninë ?Dunwel Haberman? në SHBA është Neesha Lynn Kunar.

Dyshimet mbi Dobin bien se ka falsifikuar dhe ka përdorur më pas një vërtetim të lëshuar nga departamenti i shtetit të Delaware, ku tregohej se kompania ?Dunwell Haberman?, e cila pretendohet se është kompania mëmë e firmës shqiptare ?DH-Albania?, nuk kishte detyrime financiare në SHBA. Por nëse çertifikata është fallso, Dobit do t?i duhet të vërtetojë dhe origjinalitetin e bilanceve që ka paraqitur, pse në fakt dyshohet që kompania mëma është themeluar vetëm në viti 2018, ndërkohë që Dobi nga ana tjetër ka dorëzuar bilancet e tre vitete të fundit.

Share This Video


Download

  
Report form