Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv po diskutohet për protestën e studentëve, që po mbyll ditën e nëntë, ndërsa një grup i vogël vijojnë tubimin para Kryeministrisë, ndërsa një tjetër grup para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Të ftuar në emision janë studentët Liri Kuci, Arlinda Gera e Çeldo Brahimaj dhe gazetarja e Report Tv, Erjona Rusi. Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog duke premtuar plotësimin e kushteve, madje duke shkuar përtej tyre.
Por, Liri Kuci u shpreh se ?Është kujtuar pak vonë për negociata, pasi duhet të ishin bërë në krye të herës, jo tani?. Ndërsa Çeldo Brahimaj theksoi se ?kupa u mbush për disa arsye prandaj u ngritëm në protestë?.