Pa të ardhura dhe me shtëpi me qera jeton familja Zonja në qytetin e Fierit. I zoti i shtëpisë është Alket Zonja, por jeta nuk ka qenë e drejtë me të, pasi ai është i verbër dhe i pamundur për të ndihmuar familjen e tij. Si mbështetje nga shteti merr 20 mijë lekë, ndërsa gruaja e tij është e papunë pasi është e detyruar të ndihmojë të shoqin. Alketi apelon për ndihmë pasi nuk po arrin as të sigurojë bukën e dy vajzave.
Kam familjen, jam hallexhi. Më dhanë kredi 200 mijë lekë në muaj. Është e pamundur, s?ja dal dot. Të më ndihmojë shteti.
Alket Zonja, kryefamiljar
Lindita Zonja, bashkëshortja e Alketit thotë se ndihma prej 20 mijë lekë që merr bashkëshorti është krejtësisht e pamjaftueshme, pasi pjesa më e madhe shkonë për qeranë e shtëpisë e ajo çfarë mbetët është krejtësisht e pamjaftueshme.
I kam pa dyshekë. Çdo gjë që kam në shtëpi e kam me borxhe dhe me të falura. Kempi i burrit është e vetmja e ardhur. E kemi të papërballueshme.
Lindita Zonja, bashkëshortja
Vajza e madhe e shtëpisë është vetëm 8 vjeçe, por ajo kërkon që të ketë kushte si gjithë moshataret e saj. Edhe pse me mesatare mjaft të mirë në shkollë ajo nuk arrinë të ketë një dhomë se ku të mësojë pa shqetësuar njeri.
Dua të kem një dhomë si të gjitha shoqet e mia.
Vajza e çiftit
Festat e fundvitit po afrojnë, ndërsa për 4 pjesëtarët e familjes Zonja tavolina e festive do t?i presë e boshatisur. Ata nuk kanë se më çfarë t?i gëzojnë fëmijët e tyre, ndërsa shpresa për një ditë më të mirë është shumë e largët, dy vajzat e vogla kërkojnë ndihmën e shtetit që edhe ata të ndihen pjesë e shoqërisë.