Kryesia e PS zgjat 5 orë/ Ndryshime në qeveri? Rama: Kemi bërë gabime

Report TV 2018-12-24

Views 0

TIRANË - Kryesia e PS zhvilloi sot një mbledhje maratonë prej rreth 5 orësh këtë të hënë. Në fokus të kësaj mbledhje ka qenë bilanci politik por edhe ai qeverisës. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama dha detaje të asaj që u diskutua në mbledhje. Kreu i qeverisë e vuri theksin te organizimi i PS, protesta studentore, ndërsa komentoi edhe ndryshimet në qeveri i pyetur nga mediat.

Edhe roli i FRESSH është diskutuar në mbledhjen e sotme të Kryesisë, pasi sipas burimeve pranë PS, kryeministri Edi Rama akuzon këtë strukturë për inaktivitet sa i takon diskutimeve brenda fakulteteve për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifave të kërkuara nga rektorët dhe dekanët për t?u paguar menjëherë dhe përcjelljen e shqetësimeve të studentëve pranë strukturave drejtuese të PS-së dhe Ministrisë së Arsimit. Kritika të cilat Rama nuk i ka kursyer as mbledhjen e sotme.

Pas katër ditësh, 28 dhjetor, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, edhe kjo mbledhje e paparashikuar në kalendar, por që mesazhi i kreut të qeverisë ishte në këtë forum diskutimet do të jenë edhe më të gjëra, duke mos përjashtuar lëvizjet në kabinet. Vendimet që do marrë Kryesia sot, do të diskutohen në Asamblenë e PS-së. Mbledhja e fundit e Asamblesë së PS u zhvillua në 7 shtator me fokus zgjedhjet e ardhshme lokale (Lexo këtu).

Këto mbledhje vijnë pak ditë pas mbylljes së protestës së studenteve dhe një valë protestash lokale të organizuara nga PD në disa qytete. Më herët kryeministri Rama, i ndalur tek protesta e studentëve ka thënë se ka qenë një mësim i mirë për qeverinë dhe të personalisht.

Share This Video


Download

  
Report form