Protesta e banorëve, digjet një automjet në zonën e Unazës së Re

Ora News Lajme 2018-12-26

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Banorët e unazës së re kanë vijuar me protestat në mbrojtje të banesave që do tu prishen pa dëmshpërblim.

Në ditën e 53 nuk munguan as incidentet ku një automjet u përfshi nga flakët.

Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi dhe një herë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Arben Ahmetaj për korrupsion.

Basha: Po kështu të nxjerrin para shqiptarëve planin e detajuar vendor të nënshkruar nga Erion Veliaj që i hap rrugë ndërtimit të pallateve shumëkatëshe në pronën e tjetërsuar nga një trafikant i dënuar droge. Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare. Është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara shtëpitë e 200 familjeve vetëm e vetëm që të mos cënohet prona e një trafikanti droge i cili ka paguar 1.5 milionë euro ministrisë së Arben Ahmetaj dhe i ka hapur rrugën prap me firmën e Erion Veliajt planit të detajuar vendor për të ndërtuar këtu një projekt i cili po kështu është publikuar nga ne.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-e-banoreve-digjet-nje-automjet-ne-zonen-e-unazes-se-re

Share This Video


Download

  
Report form