Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Prokuroria dhe policia e Tiranës kanë ndaluar një person të dyshuar për vrasjen e shtetases Briselda Gjikola tri ditë më parë në Laprakë.
Shtetasi Roland M., është arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen ku humbi jetën 17-vjeçarja dhe u plagos Erjon Benga, 23 vjeç. Prokurori i çështjes mësohet se është duke verifikuar rolin e të ndaluarit në ngjarje, nëse është i përfshirë direkt apo bashkëpunëtor në krim.
Burimet nga grupi i hetimit thanë se arrestimi i personit të dyshuar për krimin është bërë pas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë.
Hetuesit mësohet se kanë identifikuar autorin, pas kqyrjes së kamerave, pyetjes së dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave të tjera, përfshirë edhe këqyrjen e telefonave të viktimës Briselda Gjikola dhe të plagosurit Erjon Benga.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-i-arrestuar-krimin-ne-laprak