I arrestuar në Spanjë, OFL i kërkon llogari për pasurinë trurit të grupit Bajri dhe një anëtari

Report TV 2020-05-27

Views 0

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë dy emrave të njohur në Shkodër, Enver Bajrit, që cilësohet si koka e këtij grupi dhe një prej anëtarëve Emrah Plaku. Aktualisht Enver Bajri ndodhet në burg në Spanjë, pasi u prangos në 28 tetor të 2018, ndërsa i dënuar me burg është edhe në Itali.

Policia e Shtetit deklaron se Bajri është person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?.

Gjithashtu, Gjykata e Bolonjës (Itali) e ka dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale ?Shfrytëzim prostitucioni, e kryer në bashkëpunim?. Enver Bajri cilësohet si koka e grupit Bajri për aktivitetin kriminal në Spanjë, Holandë, Belgjikë dhe në Itali.

Kujtojmë që për vëllezërit e tij dhe anëtarët e tjerë të grupit në Shqipëri pas më shumë se dy vitesh hetime në kuadër të operacionit 'Oaz', pak ditë më parë gjykata e Shkodrës i liroi nga akuzat dhe tashmë qëndrojnë në qeli vetëm për dënime të tjera.

Emri tjetër që i është dërguar formulari është Emrah Plaku, i arrestuar në shtator të 2018 në kuadër të operacionit 'Oaz', por që u lirua pak ditë më parë nga qelia dhe tani po hetohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas policisë ai akuzohet për "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal" thotë OFL-ja.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Share This Video


Download

  
Report form