Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Fenomeni i dhunës në familje vijon të jetë në rritje, ndërsa si pasojë e saj gjatë vitit që lamë pas kanë humbur jetën 16 gra e vajza. Në të shumtën e rasteve, autorët kanë qenë bashkëshortët, ndërsa masat parandaluese nuk kanë funksionuar.
21 janar 2018, pranë Fakultetit të Mjekësisë u vra nga ish i dashuri Aldison Belulaj studentja 22 vjeçare Ariela Murati dhe me pas autori qëlloi veten.
8 qershor 2018, 40 vjeçarja Adriana Shaholli, nënë e 6 fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti, duke e goditur disa herë me kokë në dysheme. Adriana Shaholli, la 6 fëmijë jetim.
Po në të njëjtën ditë një tjetër krim ndodhi, këtë herë jashtë mureve të banesës, në sy të kalimtarëve në "Don Bosko", 31-vjeçari Xhaferr Mata i mori jetën 19 vjeçares Xhuljeta Çuni pas refuzimit të saj për të vazhduar lidhjen.
Gjatë vitit që lamë pas, në Shqipëri kanë humbur jetën si pasojë e dhunës 16 gra dhe vajza.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasjet-ne-2018-gjate-nje-viti-kane-humbur-jeten-16-gra-e-vajza