Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Parashikimi se e marta do të jetë dita më e ftohtë e vitit me temperatura që pritet të zbresin deri në 14 gradë nën zero, ka detyruar drejtoritë arsimore të pezullojnë mësimin në zonat e thella të Korçës e Kukësit. Ndërsa shkollat e tjera mund të zhvillojnë mësim me orë të reduktuara.
Me temperaturat nën zero dhe parashikimet se e marta do të jetë dita më e ftohtë e vitit kanë bërë që Drejtoria Arsimore e Korçës të pezullojë mësimin në shkollat e zonave rurale.
Në shkollat e qytetit orët e mësimit do të bëhen të reduktuara, ashtu si gjatë ditës së hënë.
Drejtuesit e arsimit në Korçë thonë se janë marrë të gjitha masat për furnizimin e shkollave me lëndë djegëse, por nga ana tjetër nxënësit thanë në shkolla mungoi ngrohja.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngricat-mbyllin-shkollat-ne-korce-e-kukes