Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kretarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni, i cili është kryetari i 9 gjykatave që shkarkohet, ndërsa ka rikonfirmuar në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme Alma Muça.
"Trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zotit Alfred Gjoni".
Me këtë vendim Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni, duke e çuar në 9 numrin e kryetarëve të shkarkuar.
Nga hetimi i KPK-së ka rezultuar se Gjoni ka pasur probleme me kriterin e pasurisë dhe atë të aftësisë profesionale.
Gjoni nuk justifikonte të ardhurat për blerjen dhe mobilimin e një apartamenti 60 metër katrorë që ka kushtuar 19 milion lekë të vjetra.
Po ashtu ai nuk justifikon burimin e të ardhurave me të cilat ka blerë një apartament tjetër 47 metër katrorë me kosto 6 milion lekë të vjetra.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-kryetari-i-gjykates-se-kurbinit