http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendi ka votuar të gjithë dekretet e presidnetit Ilir Meta për ministrat e emëruar dhe të shkarkuar. Në këtë seancë të jashtëzakonshme kanë marrë votëbesimin 7 ministra dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe që kanë marrë votëbesimin, ndërsa posti i ministrit të Jashtëm mbetet bosh deri në vendimin e Presidentit Meta.Ndërkohë seanca nisi me debate nga kryesuesit e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, të cilët kërkuan që seanca e kësaj të mërkure të jashtezakonshme të shoqërohej me diskutime, kërkesë që nuk u miratua nga mazhoranca.Menjëherë pas këtij vendimi deputetët e opozitës janë larguar nga salla e kuvendit, pa marrë pjesë në votimin për dekretin e ministrave.Në këtë seancë të jashtëzakonshme që është thirrur nga kryeministri Edi Rama janë votuar dekretet për ndryshimet në qeveri;Ikën Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj si ministre e EkonomisëIkën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku si ministre e InfrastrukturësIkën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti si ministre e KulturësIkën Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini si ministre e ArsimitIkën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi ministër për SipërmarrjenIkën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi si ministër i BujqësisëIkën Senida Mesi, vjen Erion Braçe si zëvendës- kryeministërElisa Spiropali emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.