#oranews #airalbania
Air Albania dhe ae" /> #oranews #airalbania
Air Albania dhe ae"/>

Ora News - Tenderat në Shqipëri, "Air Albania" shqetësim në Holandë

Ora News Lajme 2019-01-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #airalbania
Air Albania dhe aeroporti i Vlorës janë në qendër të vëmendjes së deputetëve holandezë si shqetësim për mënyrën e zhvillimit të tenderave të tyre. Një letër me 9 pyetje i është drejtuar ministrit të jashtëm holandez Stefan Block nga deputeti Diter Omzig ku kërkohen përgjigje për këto tendera dhe shkeljet që Shqipëria i ka bërë Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Në parlamentin holandez, vëmendja për Shqipërinë nuk ka rënë aspak.

Në prag të vizitës së Ministrit të Jashtëm holandez, Stefan Block në Tiranë, deputeti Pieter Omtzigt i drejtoi atij 9 pyetje që reflektonin shqetësime mbi mënyrën se si në Shqipëri bëhen tenderat dhe për marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Turqinë e Erdogan

Konkretisht, pyetjet kërkonin sqarime mbi tenderin e aeroportit të Vlorës ku theksohet se është bërë pa garë. I njëjti shqetësim është shprehur edhe për kompaninë Air Albania.

Pieter Omtzigt: A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?

Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit.

Nisur nga këto, deputeti holandez Omzig kërkon një shembull të një tenderi të zhvilluar në mënyrë korrekte në Shqipëri.

Pieter Omtzigt: A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?

A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?

Deputeti kërkon gjithashtu të merren parasysh edhe shkeljet që Shqipëria i ka bërë marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në lidhje me këto kontrata. Në fund ministrit i kërkohet të japë përgjigje për këto pyetje brenda 3 javëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tenderat-ne-shqiperi-air-albania-shqetesim-ne-holande

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS