Vladimir Putin viziton sot Serbine

RTV KLAN 2019-01-17

Views 0

Gjithçka këtu është bërë me emrin e Presidentit rus, Vladimir Putin. Fshati ku jetojnë serbët në Medvegjë, për banorët ka ndërruar emrin. Ndër vite ata presin që t'u vijë mysafir ai, që e duan fort. Vladimir Putin në Serbi nuk e ka vetëm emrin e një fshati. Por, disa bare të quajtur Krimea dhe organizata miqësie e biznese. 

Banorët e Putinovos i thonë mirësevjen tek miqtë: "Ne jemi gjithmonë gati me shumë dashuri e zemër ta presim atë, por edhe tërë popullin rus e mbajmë në zemër dhe janë të mirëpritur", thotë një qytetar, ndërsa një tjetër shprehet: "E presim këtu siç e kemi traditë për të gjithë ata që sillen si njerëz këtu. Miku i vetëm i Serbisë është Putin".

Në Beograd kanë vërshuar flamujt trengjyrësh. Presidenti rus do të vijë pasdite në Serbi në takimin e 14 me homologun serb. Atij do ti sjellë urdhrin më të lartë të Federatës Ruse. Presidenti Vuçiç do t'i dhurojë një qen të Sharrit nga Kosova, siç e quajnë, racë serbe. Para tij ka arritur shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe është pritur nga homologu, Ivica Daçiç. Putin do të sigurohet nga mijëra policë, qyteti është bllokuar kurse do të shoqërohet nga avionët luftarakë serbë.

"Në Putinovo, ku Putin megjithatë nuk e ka në plan të shkojë, gjithçka mban emrin e tij. Shpresat i kanë se një ditë do të vijë. Përveç ndihmës për rikthimin e Kosovës, megjithatë presin ndihmë në ekonomi". 

"Krahas gjithë pasurive që kemi këtu në miniera si zingu e mermeri, këtu mikëpritja jonë është pasuria më e madhe dhe kështu besoj do të pritet edhe Putin nga Rusia për ne mike", thotë kryetar i Medvegjës, Nebojsha Arsiç.

Rusia e vogël e Medvegjës duket se do të ngelet me nostalgji. Por janë të lumtur që i pari i Rusisë respekton vendin e tyre. Një ditë shpresojnë se do të mund të ngrenë dolli me të e t'i thonë ?nazdarovije?.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form