Ora News - Karafila për viktimat e 21 janarit, po drejtësi?

Ora News Lajme 2019-01-21

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Si çdo vit në bulevardin përballë kryeministrisë u bënë homazhe për nder të 4 të vrarëve të protetës së 21 janarit 2011.

Ata vendosën lule në katër pllakat e bronzit që simbolizojnë memorialet e Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Veç luleve, lotëve dhe shtrëngimeve të duarve nuk pati asnjë deklaratë tjetër.

Pjesë e homazheve ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Drejtesia i preu ne bese- Tetë vite nga protestat e 21 janarit familjarët e 4 protestuesve që u vranë shprehen se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, shprehet se drejtësia i ka prerë në besë.

Mark Nika: Drejtësia na preu në besë. E patëm shumë të vështirë të vinim sot, por erdhëm për ta.Ne nuk kemi realizuar premtimin që kishim ndaj gjakut të Aleksit. Shohim një përpjekje te shtetit për të rifilluar hetimin. Shpresa jonë e fundit është krijimi i SPAK-ut.

Erdhën të gjallë e ikën të vdekur. Shpresoj shumë tek drejtësia sado të vonojë.


Me syte nga SPAK - Motra e Ziver Veizit, Trëndafilja në një prononcim për Ora News u shpreh se besonte se çështja do të zbardhej nga institucionet e reja të drejtësisë.

Motra e Ziver Veizit: E kam përjetuar shumë keq, kam kaluar edhe në gjendje kome. Më erdhi e papritur, nuk kishin mbushur dy vjet që më kishte vdekur vëllai i parë që ma shtypi makina. Edhe drejtësi për atë akoma nuk kemi gjetur. Unë nuk dua ti kujtoj sepse janë shumë të hidhura për mua, dy vëllezër. Ai kishte shumë afrim me vajzën.

Atë ditë që vajti në Tiranë vinte nga Greqia dhe i tha "do të kthehet babi, pasi të kthehet andej". Nuk mundi të kthehej. Drejtësi nuk kemi gjetur akoma, megjithatë presim. Kemi pasur takime me kryeministrin, por këto i ka drejtësia. Me këtë drejtësinë e re kemi shpresë, me SPAK dhe BKH. Nuk kemi ankesa nga qeveria, kemi ankesa nga drejtësia.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrise. Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/homazhe-nder-te-viktimave-te-21-janarit

Share This Video


Download

  
Report form