Report TV - Mbyllen hetimet për vrasjen e Devi Kasmit, 5 të akuzuar para gjykatës

Report TV 2019-01-23

Views 28

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet dhe çon për gjykim autorët e vrasjes së Devi Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi. Për Marjo Meshinin, i cili dyshohet se nxori nga shtëpia Devi Kasmin natën e atentatit, dosja i kalon Gjykatës së Tiranës. Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit. Ai ishte kthyer në Shqipëri pas vitesh që qëndonte jashtë ku dyshohej se ishte përfshirë në narkotrafik.

Share This Video


Download

  
Report form