Ka nisur seanca te Krimet e Rënda për të arrestuarit lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit Devi Kasmi të hënën e kaluar pranë banesës së tij në rrugën "Petro Cani" në kryeqytet.
Mes të arrestuarve që ka dalë para gjykatës është edhe shtetasi grek i dyshuar si vrasës me pagesë, Efthymiou Efthymious.
Ishte dëshmia e Mario Meshinit ajo që hodhi dritë mbi identiktin e autorit të krimit që tronditi kryeqytetin javën e kaluar.