PD: Anetari i KLP-se, ish-sigurims

RTV KLAN 2019-01-26

Views 0

Tre muaj pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, demokratët publikuan disa dokumenta të Autoritetit të Dosjeve, që sipas tyre provojnë se Prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi ka qënë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.

Për selinë blu zgjedhja e Sheshit në organet e reja të drejtësisë është në shkelje të ligjit,  pasi një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit ndalohet të bëhet pjesë e organeve të reja të drejtësisë. Opozita ngarkon me përgjegjësi direkte, kryeprokuroren Arta Markun pasi sipas opozitës nuk ka verifikuar përmbushjen e kritereve ligjore për anëtarët e KLP-së.

?Por përse për sigurimsin që në shkollë të mesme Bujar Sheshi, vija e kuqe e ligjit nuk ka funksionuar? Si ka mundësi që ai aplikoi dhe kaloi Vetting-un me shpejtësi, pa u bërë verifikimi i figurës, siç e kërkon ligji?? Bujar Sheshi nuk duhet të ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por Arta Marku e kualifikoi atë në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që qeveria dhe ajo vetë, ta shantazhojnë për ta mbajtur nën kontroll?.

Jashtë akuzave demokratët nuk lanë edhe Autoritetin e Dosjeve, që ata thonë se qëllimisht kanë publikuar me tre muaj vonesë gjetjen e papërshtatshmërisë të prokurorit  Sheshit, i cili në dokumentat e publikuara nga opozita rezulton të ketë qënë hetues në degën e punëve të Brendshme të Fierit që nga viti 1979.

Share This Video


Download

  
Report form