Prokurori Sheshi për Ora News: Nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, sajesë e ulët

Ora News Lajme 2019-01-26

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #bujarsheshi
Prokurori Bujar Sheshi ka mohuar akuzat e opozitës se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.

Në një bisede telefonike për Ora News, prokurori Bujar Sheshi kundërshtoi akuzat në media dhe nga Partia Demokratike.

?Nuk kam qenë asnjëherë, as për një kohë të shkurtër siç thuhet bashkëpunëtor i sigurimit. Është një sajesë e ulët dhe jam i sigurt se do të dalë e vëreta. Do të reagoj sapo të informohen zyrtarisht sepse deri tani unë dhe as KLP nuk kanë ndonjë dokument në dorë", është shprehur Bujar Sheshi për Ora News.

Partia Demokratike, ka publikuar një shkresë të Autoritetit të Dosjeve ku thuhet se anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi, rezulton me dosje si bashkëpuntor i sigurimit. Deputeti Gent Strazimiri tha se organet e vettingut e kanë anashkaluar këtë fakt vetëm për ti shërbyer kryeministrit Edi Rama, të mbajë nën kontroll organet e reja të drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokurori-sheshi-mohon-akuzat-se-ka-qene-bashkepunetor-i-sigurimit

Share This Video


Download

  
Report form