Sheshi: Nuk kam qene sigurims

RTV KLAN 2019-01-28

Views 1

Bujar Sheshi, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Pas publikimit nga demokratët të një dokumenti të lëshuar nga Autoriteti mbi Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit, sipas së cilës ekzistojnë dokumente se në gjimnaz ka qenë i rekrutuar nga ky shërbim, vetë Sheshi, në mbledhjen e radhës së KLP tha se ky është një inskenim politik për të penguar Reformën në Drejtësi.

Kreu i KPL, Gent Ibrahimi pranoi se vetëm mëngjesin e të hënës ka marrë dijeni në rrugë zyrtare për shkresën e Autoritetit të Dosjeve dhe tha se qëndrimin e tij për këtë rast, ky institucion do ta bëjë të ditur në mbledhjen e radhës.

Kërkesa e organit të akuzës për verifikimin e pastërtisë së figurës për Sheshin është bërë në fund të Tetorit, por Autoriteti i Dosjeve ka kthyer përgjigje vetëm në 22 Janar, plot një muaj nga konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vonesat, sipas këtij institucioni, kanë ardhur për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe kapaciteteve njerëzore që kanë në dispozicion dhe aspak i motivuar politikisht. Në deklaratën e bërë publike në faqen e këtij Autoriteti thuhet se gjatë verifikimit kanë ndeshur në ekzistencën e dokumenteve kontradiktore, sa i takon të dhënave për Bujar Sheshin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form