#oranews
"Syri" i emisionit Tempora në Ora News këtë herë udhëtoi drejt fshatit Seferan, 2.5 km larg Belshit në Elbasan.
Në fshatin e rrethuar nga 8 liqene dhe i banuar nga jo më shumë se 900 banorë, kanë vendosur të jetojnë dhe Liljana e Fatmiri Manushi, dy inxhinerë me profesionë tashmë të dalë në pension.
Ata i janë larguar zhurmës së kryeqytetit për të shijuar bukuritë dhe paqen që të fal Dumreja.
"Këtu ka qetësi pa fund, gjelbërim, paqe. U rimartuam. Ikëm nga shtëpia në Tiranë dhe erdhëm këtu. Kur u martuam ishim dy vetë vetëm, edhe këtu erdhëm vetëm " të thotë Liljana.
Ndërsa Fatmiri me humor thotë: "kemi bërë vite mjaltë"
Ata kanë hapur një bujtinë dhe mirëpresin çdo njeri me dashurinë dhe artin dhe fjalën e mirë.
Inserti u përgatit nga gazetarja Kozeta Kurti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/historia-e-liljanes-dhe-fatmirit-qe-lane-tiranen-te-jetuar-ne-fshatin-e-rrethuar-nga-liqenet
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s