Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Gent Ibrahimi: Në qershor gati edhe SPAK-u

Report TV 2019-02-01

Views 0

TIRANE-Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka njoftuar ditën e sotme se në datë 19 mars do të hapet gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, në dhjetor të vitit 2017 parlamenti, vetëm me votat e shumicës votoi Arta Markun si Prokurore të përkohshme të përgjithshme. Ndërsa sot, Gent Ibrahimi theksoi se në 19 mars do të hapet gara, ndërsa në qershor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

"Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm" deklaroi ai. Gjatë prononcimit për mediat, Ibrahimi u bëri thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e SPAK-ut, pasi edhe 7 ditë kanë afat. Ai tha se deri tani kanë aplikuar 11 prokurorë, pasi nga 8 që ishin dje, sot kanë aplikuar edhe Arben Kraja, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

'Në muajin qershor do të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ndërsa do të jetë ngritur edhe SPAK-u' tha Ibrahimi. I pyetur për ambientet aktuale të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi tha se është përgjegjësia e qeverisë që të zgjidhë këtë problem. "Është përgjegjësia e qeverisë që duhet të zgjidhte problemin e zyrave të Këshillit të Lartë të Prokurorisë" përfundoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form