Gent Ibrahimi: Brenda nëntorit edhe 8 prokurorët e SPAK - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-11-15

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria do të ketë një prokuror të ri të përgjithshëm brenda muajit dhjetor.Kreu i këshillit të lartë të prokurorisë Gent Ibrahimi tha se nga dita enjte kandidaturat e perzgjedhura do ti dërgohen kuvendit i cili ka më pas 30 ditë kohë për të vendosur.Pikëzimi do të përfundojë të nesërmen e intervistave. ?Nesër do të bëjmë vetëm intervistat dhe pasnesër mbarojmë pikëizmin, do t?i dërgojmë Kuvendit listën me kandidatë sipas renditjes?.Këtë deklaratë Ibrahimi e bëri pas mbledhje së këshillit të lartë të prokurorisë ku u miratua metodologjia orjetuese për vlersimin dhe renditjen e kandidateve për prokuror të përgjithshëm.Kjo metodologji i orienton më imët, më në detaje anëtarët e Këshillit për të bërë pikëzimin e vlerësimin e kandidatëve. Ajo e ka origjinën tek një vendim që ne kemi marrë përpara se të fillonte gara për Prokurorin e Përgjithshëm. Ai vendim edhe kjo metodologjia e sotme parashikojnë që ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se sa aftësi profesionale kanë kandidatët, sa aftësi organizative menaxheriale kanë ata, sa aftësi të paraqitjes në publik kanë dhe se fundi cilësi të tjera si gjuhët e huaja, gradat shkencore e kështu me radhë. Rreth këtyre kritereve vërtitet vlerësimi nga ana e Këshillit?, deklaroi Ibrahimi.Kreu I KLP-së tha gjithashtu se brenda nentorit do të emrohen edhe 8 prokurorët që do të jenë pjesë e strukturës së posacme antikorrupsion, e cila do të hetojë aferat e zyratrëve të nivelit të lartë si dhe krimin e organizuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS