Ata që e mbështesin ?Brexit?-in pa plan, meritojnë një vend në ferr. Komenti në Twitter i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ishte tepër i fortë dhe i drejtpërdrejtë, ndërsa e bëri të qartë se BE-ja do të këmbëngulë për kufirin irlandez në çdo marrëveshje largimi të Mbretërisë së Bashkuar.