Fshati Bestrovë i Vlorës në harresë, banorët braktisin fshatin prej problemit të ujit dhe rrugës

Report TV 2019-02-06

Views 0

Është vetëm 5 km larg qytetit të Vlorës, por prej dekadash, fshati Bestrov është lënë në harresë nga shteti. Banorët prej vitesh kanë filluar të braktisin fshatin, ndërsa ata të pamundurit për të lëvizur nga zona, përballen çdo ditë me mungesë të ujit të pijshëm dhe infrastrukturën rrugore.

Fshati Bestrovë në Vlorë prej më shumë se dy dekada është lënë në mëshirë të fatit. Banorët thonë se shteti i ka harruar prej vitesh, pasi në fshatin e tyre nuk ka as kushte më minimale për të jetuar. Në Bestrovë mungon infrastruktura rrugore, ose e thënë ndryshe aty asnjëherë nuk ka pasur rrugë të mirëfillt.

?Furnizimin me ujë të pijshëm banorët e sigurojnë me anë të një boti i cili vjen nga Poçemi me pagesë, ndarsë sa i përket ujësjellësit për këta banor quhet luks. Disa banor më të kamur kanë hapur puse, kurse pjesa tjetër presin autobotin dhe shkojnë tek komshinjt për të siguruar ujë.?- banori

?Edhe pse është vetëm 5 km nga qyteti, prej vitesh Bestrova ka filluar të braktiset pasi banorët nuk kanë më shpresë për të pasur kushte më të mira. Sipas banorëve premtimet nuk kanë munguar asnjë herë, siç asnjëher nuk është investuar. Ajo që ata kanë përfituar nga politika deri tani janë vetëm kafet e fushatës nga kandidatët e rradhës, e sa i përket investimeve në këtë zonë asnjëherë nuk është parë ndonjë punonjës i shtetit në këto anë.?- banori

Share This Video


Download

  
Report form