Pjesa dyte Dt 6 Shkurt Pa Gjurme - Tabulatet telefonike cojne ne vendndodhjen e Fatlli Varvarices/ Ja skenaret per fatin e tij!
Historia e një të moshuari 76-vjeçar Fatlli Varvarica që ka humbur kontaktin me familjen që prej 2 nëntorit të vitit 2017-të, nga Tirana është trajtuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin "Pa gjurmë". I biri dhe familja e kërkon prej gati dy vitesh , dhe deri më sot nuk dinë asgjë për fatin e tij .
Fatlli dhe Fatime Varvarica nga Tirana u njohën nga një miqësi e përbashkët dhenë vitin 1966 vendosën që në lidhjen e tyre ta kurorëzonin në martesë. Danjela ishte fëmija e parë i çiftit i cili erdhi në jetë duke sjellë gëzim në familjen e re të çiftit sapo ishte ndërtuar. Shumë shpejt familja do të bekohej me një tjetër fëmijë Gentjanin. Jeta rrjedh mes një harmonie familjare, sakrificash për të rritur dy fëmijët e tyre me një dashuri të pamatë.
Gentjani u martua në vitin 2008-të. Me të sistemuar fëmijët , kur secili kishte ndërtuar jetët e tyre familja Varvarica vendosi të blinte një tjetër apartament në qytetin bregdetar të Durrësit. Kryefamiljari Fatlliu shkonte shpesh atje, qëndronte 2 ditë, me raste edhe një javë për të pushuar. Në studion e emisionit "Pa Gjurmë" ishte sot djali i 76-vjeçarit i cili rrëfeu historinë e familjes së tij duke treguar se babai së bashku me mamanë, si çift në pension që ishin e kishin shndërruar prej vitesh në ritual pirjen e kafesë së mëngjesit tek pazari i ri ku shijonin bisedat e përditshme së bashku.
Djali tregoi se ishte mëgjesi i datës 2 e muajit nëntor i vitit 2018-të, kur ai doli nga shtëpia për të pirë kafen por nuk u kthye më kurrë.