http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hapja e negociatave për anëtarësimin Shqiperinë në Bashkimin Europian në muajin mars duket me e arritshme se asnjëhere me pare.Një prej skeptikeve më të forte te procesit te zgjerimit, Franca është shprehur e gatshme te votoje pro nisjes se bisedimeve per anetaresim per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.Ne konferencen e sigurise ne Mynih, presidenti francez Emanuel Macron ka deklaruar se pas miratimit te metodologjise se re te zgjerimit, Parisi zyrtar eshte I gatshem te mbeshtese nje vendim pozitiv per Shqiperine nese komisioni e rekomandon kete.EMANUEL MACRONPRESIDENT I FRANCES?Ne presim raportin e komisionit ne muajin mars mbi keto dy vende. Pra ne duhet te shohim se cfare do te thote komisioni ne lidhje me shqiperine dhe maqedonine e veriut per kete ceshtje. Ne varesi te kesaj, nese rezultatet jane positive atehere ne do te jemi ne pozicionin per te hapur negociatat. ?Deri me tani Komisioni Europian ka rekomanduar 3 here hapjen e negociatave per anetaresimin e Shqiperise dhe mundesite jane qe te beje te njejtin rekomandim per te 4 here.Pas ndryshimit te pozicionit te Parisit zyrtar, pritet qe te ndryshoje edhe qëndrimi I Holandes e Danimarkes te cilat gjithashtu ne tetorin e 2019 dolen kunder hapjes se negociatave me Shqiperine.Ne samitin e 18 tetorit te vitit te kaluar presidenti francez Emanuel Macron vendosi veton duke kerkuar ndryshimin e procesit te zgjerimit.Per kete arsye Komisioni Europian ne 5 shkurt publikoi metodologjine e re te zgjerimit e cila u hartua mbi bazen e propozimit francez dhe ku perfshihen mekanizma te qarte per bllokimin e negociatave apo fondeve nese nuk shenohet progres.