http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbeshtetes te klarikut Fetullah Gylen kundershtar oi rexhep taip erdogan jane vene serish ne shenjester te autoriteteve turke.Prokurorët lëshuan urdhër-arreste për 1,112 vetë të dyshuar për lidhje me Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e shtetit në vitin 2016.Të dyshuarit kërkohen në Ankara dhe në 75 provinca të tjera. Sipas mediave bëhet fjalë për një hetim lidhur me manipulimi e provimit të vitit 2010 për oficerët që do të bëheshin zëvendësshefa të policies. Të dyshuarve u janë dhënë pyetjet përpara testit.Qeveria turke e akuzon Gulenin për përpjekje për të depërtuar në institucionet kryesore shtetërore, duke përdorur si taktikë, mes tjerash, mashtrimin në provimet publike.Mbi 30 muaj pas puçit në Turqi, autoritetet vazhdojnë të shënjestrojnë ndjekës të dyshuar të Gulenit. Operacioni i së martës është njëri nga më të mëdhenjte e viteve te fundit.Rreth 77,000 njerëz janë arrestuar dhe rreth 130,000 të tjerë janë shkarkuar nga puna që nga korriku I 2016tes. Por organizata Feto mohon se qëndron pas përpjekjes për grushtin e shtetit.