http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hyrja kryesore e kryeministrisë u mbulua me rrjeten mbrojtëse, një ditë para protestës së opozitës.Edhe policia e shtetit reagoi sërish duke theksuar se ka administruar informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë. Për këtë arsye policia e Tiranës por edhe repartet speciale , përfshirë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe Renea-n prej mëngjesit të së premtes kaluan në gadishmëri të përforcuar.Uniformat blu ende nuk kanë rënë dakort me organizatorët e protestës së partisë demoktarike mbi akset ku do të zhvillohet tubimi përvec bulevardit dëshmorët e kombit. Policia i ? druhet ? rrethimit të kryeministrisë nga turma, ndaj nuk ka vendosur bllokimin e rrugëve në krah të godinës së qeverisë dhe hapsirës përpara piramidës.Rreth 1500 efektivë pritet të jenë të shtunën në detyrë për të garantuar rendin e sigurinë publike ndërsa për qytetarët që nuk janë pjesë e protestës policia riperseriti thirrjen që të shmangin mjediset, ku ajo do të zhvillohet.Agjentë të antiterrorit dhe shërbimeve inteligjente po ashtu do jenë në terren. Edhe përfaqësues diplomatik në vendin tonë përfshirë dhe ambasadën amerikane kanë kërkuar që protesta të zhvillohet paqësisht si dhe të shmangen akten e dhunës.