Dhune ne protesten 5-oreshe te opozites

RTV KLAN 2019-02-16

Views 1

Nisi me lule për policinë, por përfundoi në dhunë, protesta e opozitës së bashkuar. Tubimi i planifikuar të ishte paqësor u shndërrua në pak minuta në një sulm me mjete të forta ndaj godinës së Kryeministrisë.

Protestues të ardhur nga shumë rrethe të vendit u përqendruan përballë selisë së qeverisë, ku pati shtyrje mes protestuesve dhe policisë. Liderët e opozitës iu bashkuan protestuesve, pas një marshimi nga rruga Ismail Qemali.

Në këtë aks, policia kishte ndaluar lëvizjen, megjithatë uniformat blu nuk penguan kalimin e kreut të opozitës dhe ish-Kryeministrit Berisha.

1 mijë e 500 forca policie ishin në gatishmëri në gjithë perimetrin e Kryeministrisë. Të parët që u përballën me presionin e turmës ishte gardhi para godinës së qeverisë. Ishte ky moment kur drejt Kryeministrisë u hodhën disa tymuese dhe bomba molotov.

Disa prej protestuesve, që arritën të çanin kordonin nisën të hiqnin mbulesën e vendosur në tendën para godinës. Më pas ata goditën me sende të forta xhamat e blinduar të Kryeministrisë, duke arritur t?i thyejnë. Policia e vendosur nga brenda nisi të hedhë ujë drejt protestuesve, duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Hedhja e gazit lotsjellës detyroi shpesh herë turmën të tërhiqej, por pas disa minutash protestuesit vijuan sulmin ndaj dyerve të Kryeministrisë. Shumë prej protestuesve pësuan asfiksi. Ata në gjendje më të vështirë u transferuan me ambulancë drejt spitalit.

Sipas policisë, kanë qenë më shumë se katër protestues që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa dy efektivë policie të lënduar me mjete të forta në kurriz dhe kokë janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form