15 persona janë arrestuar nga Policia në të gjithë Shqipërinë për dhunën që shpërtheu dje në protestën e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.
Policia thotë se pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura, u arrestuan 15 protestues për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës?, ?Shkatërrimi i pronës? dhe ?Prishja e qetësisë publike?. Mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha. Ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku u kap edhe nga kamerat të ishte i pranishëm në protestën e opozitës, teksa është filmuar edhe në shkallët e kryeministrisë pas çarjes së kordonit të forcave të policisë.
Gjithashtu, Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut, është vënë në pranga nga policia, për dhunën në protestë.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 protestues, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 të tjerëve. Hetimet do të ndiqen më tej nga Prokuroria e Tiranës.