Djegia e mandateve, Rama: Lulzimi po luan bllofin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita dështoi me sukses në protestë dhe se tashmë kërkon djegie mandatesh.Mësohet nga burime jozyrtare se Rama në mbledhjen e grupit të PS, ka thënë gjithashtu se djegia e mandateve nuk është gjë tjetër veçse një bllof I kreut demokrat Lulzim Basha.?Opozita deshtoi me sukses te plote ne orvatjen e saj te deshperuar dhe tani premton djegie mandatesh. Nese djegia e mandateve nuk eshte nje tjeter ballo me maska e Lulzim Bashes, pra nje cader ne forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit, do te jete sidoqofte e veshtire te realizohet konsensusi mes tyre. Dhe Lulzimi e di kete por luan bllofin.?Por krahas këti qëndrimi, Rama ka shprehur vlerësime edhe për punën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me qëndrimin që mbajti ai dhe Policia e Shtetit në protestën e të shtunës.?Le ta pergezojme e falenderojme te gjithe se bashku ministrin e brendshem e permes tij drejtuesit e punonjesit e Policise se Shtetit, per menaxhimin e shkelqyer te nje proteste te gatuar per dhune e per destabilizim. Kush kerkoi dhune u perball me nje model krejt te ndryshem sjelljeje te pushtetit ndaj protestuesve, perkunder modelit kriminal te atyre qe dje vrane protestuesit, sot duan te vrasin shpresen europiane te shqiptareve.?Kreu I qeverisë theksoi gjithashtu se PS duhet të vijojë punën për zgjedhjet lokale pavarësisht faktin nëse opozita futet apo jo.?Sidoqofte ne do te ecim drejt, duke degjuar njerezit, duke e permiresuar cdo dite qeverisjen, duke u organizuar me mire se asnjehere per zgjedhjet vendore. Hyjne nuk hyjne ata ne zgjedhje, (qe une them qe do hyjne pasi te bejne sikur nuk hyjne deri ne minuten e fundit), ne duhet te fitojme jo thjesht votat e shumices, po zemrat e besimin e edhe me shume qytetareve se sa heren e shkuar.

Share This Video


Download

  
Report form