Vrasësi që i shpëtoi për herë të dytë atentatit, ja precedentët

Report TV 2015-10-02

Views 4

TIRANË - 40-vjeçari Elvis Gaçaj i cili dyshohet se është objektivi i atentatit të mbrëmshëm në Tiranë nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe vrasjen e parë e ka kryer kur ka qenë vetëm 18 vjeç. Ai është dënuar me 14 vjet burg në vitin 1992 pasi qëlloi me thikë shokun e tij, dënim të cilin e ka kryer para disa vitesh. Ai goditi me thikë shokun në njërën kofshë , i preu arterien kryesore dhe i riu gjeti vdekjen në spital. Por vetëm pak kohë pasi kishte dalë nga burgu, Gaçaj përfundoi sërish në prangat e policisë.

Në vitin 2008 kur ishte 32 vjeç ai u arrestua për plagosjen e rëndë me dashje të një personi me inicialet S.M.

Ndërkohë po në këtë vit, Elvis Gaçaj i shpëtoi një atentati me eksploziv pranë shkollës ?Petro Nini Luarasi? në Tiranë. Po ashtu sipas policisë, Gaçaj ka qenë i përfshirë edhe në grabitje dhe për lidhje me trafikun e drogës. Precedentët e tij nuk mbarojnë me kaq.

Më 7 maj të vitit 2013 Gaçaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për dhunë në familje ndaj motrës së tij dhe nënës. Gjykata e gjeti fajtor Gaçajn, pas denoncimit që kishte bërë ndaj tij e ëma, motra dhe babai.Gaçaj dyshohet se ka kryer një vrasje edhe jashtë Shqipërisë.

Nga atentati i mbrëmjes së të enjtes pranë lulishtes ?1 Maji? Gaçaj mundi të shpëtoj me plagë në dorë dhe në shpatull, ndërkohë që nga breshëria e kallashnikovit që u zbraz mbi makinën që ai drejtonte, humbi jetën Aurora Oskia, Kevin Rugova dhe një vajzë që udhëtonte me ta mundi të largohej sapo nisën të shtënat.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS