Një ditë pasi shprehën qëndrime të forta dhe të ashpra kundër vendimit të opozitës për të nisur djegien e mandateve të deputetëve, ku më i rëndi ishte ai i selisë diplomatike të SHBA-së, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha shkuan kryediplomati i Bashkimit Evropian Luigi Soreca dhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz.
Kryediplomati i BE-së në një prononcim për gazetarët pas takimit, tha se qëndrimi i ndërkombëtarëve është shprehur i qartë, por se dita e nesërme është mjaft e rëndësishme sa i përket procesit demokrat. Soreca tha se BE pret që në protestën që opozita do të mbajë të enjten para parlamentit të mos ketë dhunë.
Më herët, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, shkoi në selinë blu në një takim me kryedemokratin Basha, ku në fokus të diksutimeve mësohet të ketë qëenë pikërisht vendimi i opozitës dhe partive të tjera aleate, pas propozimit të Bashës për djegie mandatesh, një ditë pas protestës së 16 shkurtit.