http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë shpërfaqur të mërkurën qëndrimet e tyre të kundërta në diskutimet për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në një konferencë të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).Ky Institut ka organizuar të mërkurën konferencën, ?Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe? ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.Presidenti Thaçi ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është i pashmangshëm dhe se ka ardhur koha për të lënë prapa armiqësinë, që ka prodhuar tragjedi në Kosovë.?Nuk ka dyshim që nëse këtë vit nuk bëjmë marrëveshje, hyjmë në zonë të rrezikshme dhe destabilizojmë rajonin. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se zotimi dhe fjalët e SHBA-së?, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se është i bindur se platforma për dialogun do të diskutohet dhe do të kalojë në Parlamentin e Kosovës.Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në anën tjetër se askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës.?A e dini pse qytetarët nuk duan status-quo, sepse e kanë mendjen tek papunësia, varfëria. Brezi i sotëm është mjaft i pasigurt. Kundërshtimi i status- quos është me shumë kundërshtim socio-ekonomik. As dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të falin tokë të Kosovës e lëre më njerëzit e gjallë?, ka thënë Kurti.Lëvizja Vetëvendosje dhe partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë përfshirë në ekipin negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.Dialogu mes këtyre dy shteteve ka filluar më 2011 në Bruksel./ REL