Është dënuar me 12 vite burg, Elvis Hoxhaj, dhe me 8 vite shoku i tij Ditmir Harifi, të dy të akuzuar për vrasjen e të riut, Hermes Beqiri, ngjarje e ndodhur në nëntor të 2017-ës në Shkodër.
Krimi ndodhi për një sherr mjaft banal, brenda një lokali. Autorët dhe i ndjeri Hermes Beqiri, u vunë për një kapele të cilën ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë.
Harifi është dënuar si bashkëpunëtor në krim.
Avokati Kreshnik Kolndreaj, e quajti vendimin të padrejtë. "Nuk ka asnjë provë shkencore që vërteton se Elvis Hoxhaj është autor i vrasjes. Vendimi do të apelohet në Gjykatën e Apelit', tha avokati.