Subvencione për prodhimin e energjisë diellore

alsatmtv 2019-03-15

Views 9

Qeveria do të subvencionojë prodhimin e energjisë elektrike nga energjia diellore. Në fazën e parë do të shpallet tender për ndërtimin e paneleve fotovoltaike në dy lokacione të tokës shtetërore afër Makedonski Brodit dhe Sveti Nikollës dhe gjithashtu mund të ndërtohet edhe në tokë private për ofertuesit që do ta ofrojnë. Shteti do të mbështesë prodhimin me të ashtuquajturin "premium" në nivel vjetor, që pritet të jetë nën 10 euro për një megavat orë të prodhuar. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev theksoi kushte të thjeshta për pjesëmarrësit në tender. Ai tha se do të fitojë ai që do të kërkojë "premium" më të ulët, respektivisht mbështetje nga shteti, i cili nga ana tjetër do t'i zgjedhë çështjet teknike dhe urbane që investitorët të munden të përqendrohen në prodhimin më të shpejtë, e jo në problemet administrative. Tani në vend me energji diellore prodhohen 18.4 megavatë orë energji elektrike dhe me programin për ndërtimin e centraleve të reja fotovoltaike pritet që nga fundi i vitit 2021 të prodhohet 200 megavat orë energji elektrike. Shteti do të shpenzojë tre deri në katër milionë euro në vit për subvencione.

Share This Video


Download

  
Report form