PD sulmon ambasadorin e OSBE

RTV KLAN 2019-03-19

Views 0

Ambasadorit të OSBE-së që e cilësoi shembull të keq në rajon djegien e mandateve nga opozita dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, demokratët i kujtojnë jo vetëm gjetjet në raportin e hartuar nga vetë misioni, por njëherazi edhe dosjet ku sipas opozitës faktohet përfshirja e ish- ministrave socialistë në blerje votash. Nënkryetari Edi Paloka, në një intervistë për Tv Klan i kujton ambasadorit dosjen 184.

 ?Gjiknuri është faktuar në dosjen 184 si minisitri që vodhi votat, si se ndryshokan 20 përqind e vjedhjes së votave? Për legjitimitet të kujt flasim?  Është qeveria që qëndron me vota të blera, minimumi janë 20%. Si qenka ilegjitime ajo që bën opozita dhe legjitime ajo e qeverisë që vjen me vota të blera.?

Ish - bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi, thotë se shembulli i keq në rajon është mosreagimi ndaj problemeve që kanë të bëjnë me votën e lirë.

?Të fitosh zgjedhjet me bandat e kriminelëve dhe 19 prej tyre t'i bësh deputetë, më pas kriminelët përdhunues vrasës e trafikantë t'i bësh kryetarë bashkish që të kontrollojnë territorin dhe zgjedhjet, ky është shembull i keq për rajonin. Të mos reagosh, të mos thuash gjysëm fjale për të gjitha këto, të mjaftohesh vetëm me përmbledhje ekzekutive raportesh dhe të relativizosh problemet e rënda, është një shembull i keq për të gjithë".

Blerja e votave është edhe kauza që opozita radikalizoi aksionin e saj, qëndrim që duket se do të përshkallëzohet me afrimin  në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Opozita nuk dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën për anëtarë e sekretarë të KZAZ-ve. Paloka thotë se nuk ka vendim për bojkot, por as zgjedhje me Ramën kryeministër.

?S?ka zgjedhje në Shqipëri pa u larguar Rama dhe pa krijuar kushte për zgjedhje të lira e të ndershme.

Për opozitën kusht i panegociushëm është largimi i kryeministrit. Por si mund të mbërrihet deri në krijimin e një qeverie tranzitore pa dialog me Ramën. Zgjidhjen Paloka e sheh tek ndërkombëtarët.

Deri në uljen e palëve në tryezën e dialogut protestat janë aksioni i vetëm i opozitës. Të enjten sërish do të jenë jashtë kuvendit në tubimin e radhës dhe Paloka paralajmëron surpriza.

?Jo të gjitha do ja tregojmë Ramës, do ja bëjmë surprizë Ramës, por s?ka kthim pas veç protestave s?ka mënyrë komunikimi me këtë mazhorancë.



Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form