#rtvora
Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora ndaloi të premten e 22 shkurtit në familjen e Nikolin Shandorit në fshatin Gungas të Divjakës me rubrikën e tij "Shqipëria pa filtra".
Dhe pikërisht një muaj më vonë, jeta e kësaj familje që mbante frymën me kanoçe dhe lypje ndryshoi tërësisht falë një shoqate humanitare nga Ferizaj e Kosovës.
Pas publikimit të varfërisë dhe kushteve ekstreme ku jetonin tre fëmijët e vegjël, shoqata ?Bëhu bamirës? dhe kryetari i saj Luan Krasniqi, morën iniciativën për të ndihmuar këtë familje.
?Bëhu bamirës? rikonstruktoi tërësisht shtëpinë dhe e mobiloi atë. Gjithashtu hapi edhe një pus që familja Shandori të furnizohet 24 orë me ujë.
Jakub Hajdari: "Kemi parë pamjet që emisioni Boom bëri publike dhe kontaktuam me familjen. Deri tani kemi rinovuar gjithë shtëpinë, po e lyejmë por nuk i kemi përfunduar ende të gjitha gjërat që kemi në mendje. Kur pamë që nuk kishin ujë, vendosim ti hapnim edhe një pus."
Zonja e shtëpisë tha se nuk do i nxjerrë më fëmijët e saj për të lypur: "Jam shumë e lumtur. Tani kam vetëm lot gëzimi. Nuk do i marr më për të lypur. Dua ti shikoj fëmijët vetëm me barkun plot."
BOOM: Mbanin frymën duke mbledhur kanoçe, i ndryshohet jeta familjes Shandori
Shikoni në ç'gjendje jetonte familja Shandori një muaj më parë
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-mbanin-frymen-me-kanoce-e-lypje-i-ndryshohet-jeta-familjes-shandori
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz