RTV Ora - Rama nuk mbajti premtimet ndaj studentëve, mbi njëmijë minuta live

Ora News Lajme 2019-05-22

Views 3

#rtvora

Portali i transparencës, i prezantuar të hënën nga Kryeministri Edi Rama ishte një prej premtimeve të mbajtura jo në kohë nga qeveria. Sipas një raporti të publikuar nga Qëndresa Qytetare, rezulton se janë 9 premtime, që qeveria ndërrmori në kuadër të Paktit për Universitetin dhe nuk ka mundur t`i plotësojë.

Rigels Xhemollari: "Paratë e studentëve po menaxhohen përsëri në terr dhe në errësirë. Brenda muajit shkurt duhej të kishin dalë aktet nënligjore që e bëjnë të zbatueshme kartën e studentit. Duhej të ishte hartuar metodologjia e sondazhit."

Sipas Qëndresës për Qytetarët, Pakti për Universitetin u përdor nga qeveria si mekanizëm për të shuar protestën.

Rigels Xhemollari: "Ne kemi konstatuar që premtimet që qeveria i bëri në panik dhe në mënyrë të nxituar për shkak se protesta nuk po mbaronte ishin më shumë se mund të realizonte"

Për një periudhë afro 3 mujore, Qëndresa për Qytetarët ka monitoruar daljet në publik të Kryeministrit Rama, ku rezulton se ai ka realizuar 25 komunikime në mbi 1 mijë minuta por vetëm 3 nga 18 angazhimet mbi ?Paktin për Universitetin? u bënë transparente.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-nuk-mbajti-premtimet-ndaj-studenteve-mbi-njemije-minuta-live

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form