Hahn: Rekomandim pozitiv për negociatat - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në fund të muajit Maj Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave. Lajmin e ka dhënë komisioneri i BE për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Johannes Hhan i cili e ka vlerësuar në tërësi progresin e rajonit.?Bashkimi Europian duhet të fokusohet në perspektivën afatgjatë të vendeve kandidate. Në Komision, në fund të muajit maj do të prezantojmë progresraportet për vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe për Turqinë. Pres, që mbi bazat e asaj që kemi parë, të bëjmë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë. është e vërtetë që ka edhe hapa pas, por në tërësi vërejmë progres shumë të rëndësishëm në ekonomi dhe në sundimin e ligjit.?Komisioneri Hahn ka nënvizuar se situata politike në rajon nuk është e qetë për shkak edhe të ndikimeve të jashtme sidomos ai rus por megjithatë ka theksuar se BE duhet të ketë besim në përkushtimin e rajonit për të plotësuar kriteret e kërkuara.?Bashkimi Europian duhet të përmbushë angazhimet e tij dhe të dalë përtej ndasive të brendshme, duke shpërblyer përpjekjet e vendeve përkatëse. ne shikojmë zhvillime pozitive edhe pse ka probleme. jemi te vetëdijshëm se cfare po ndodh ne secilin vend dhe duam te shmangim ndikimet negative ne Europe.?Vendimi për një rekomandim pozitiv për Shqipërinë nga Komisioni Europian vjen në kohën kur në Shqipëri kriza politike është thelluar për shkak të djegies së mandateve nga opozita. Por mesa duket, edhe në një situatë të tillë, Brukseli ka vlerësuar pozitivisht progresin me synim final çeljen e negociatave.

Share This Video


Download

  
Report form