Gjykata e Lezhës nxorri nga paraburgimi 21-vjeçaren shtatzënë të arrestuar me mina me telekomandë, duke vendosur ndaj saj masën e sigurisë "arrest shtëpie". Vëllai i saj, Armand Lukani 27 vjeç, do të qëndrojë në masë arresti me burg. Të dy u kapëm tre ditë më parë në qytetin e Lezhës me tre mina me shpërthim të telekomanduar dhe lëndë narkotike.
Në kërkim është bashkëshorti i Almedës, Esmerald Elezi, nga Vlora. Almeda Elezi jeton në Himarë në lagjen Spile, dhe deri në përfundim të hetimve nuk duhet të dalë nga shtëpia. Për shkak të shtatzënisë, në raste të nevojave urgjente mjekësore për tu paraqitur në spital, 21-vjeçarja duhet të njoftojë policinë gjyqësore pranë komisariatit të Lezhës. Në Vlorë ajo kishte marrë për punë edhe vëllain e saj nga Lezha.
***
Paraqitja ne gjykate, momentet e veshtira per familjen Lukani
Motër e vëlla, të arrestuar si pjesë e një grupi që prodhonin mina me telekomandë, u paraqitën në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë. Një situatë e rënduar për ta dhe babain e tyre, Ilmi Lukani, që teksa qëndronte para gjykatës, fëmijët e tij zbritën nga furgoni i policisë të shoqëruar nga efektivët për të hyrë në seancë gjyqësore. Vajza e tij, e martuar, dhe e cila është shtatzënë, hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Pas saj u shoqërua edhe vëllai, ndërsa i përlotur shumë pranë tyre qëndronte babai, i cili nuk mund të bënte asgjë për fëmijët e tij. Dëgjohet vetëm të thotë: Çfarë më bëre o bir?!
Vajza shtatzënë, Amelda Elezi 21 vjeçe hyri duke qarë në ambientet e gjykatës. Një situatë të cilën nuk mund ta përballojë, veçanërisht në gjendjen e saj ku shtatzënia ndikon emocionalisht gratë dhe i bën më të prekura.