Vajza 20-vjeçare e cila gjatë gjithë jetës së vet ka jetuar mbi një karocë me rrota, ka ardhur në emisionin ?Historia ime? në Tv Klan, për të rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në jetë me një baba të dhunshëm në familje. Ajo është shprehur se edhe pse ka 5 vite që jetojnë larg tij, ka frikë se mos vjen dhe i vret një ditë.
Mirela Milori: Ju jeni të forta, e keni kaluar më të keqen.
20-vjeçarja: Dhuna na iku, por prap kemi frikë se na vjen dhe na vret, ku i dihet se çfarë mund të bëjë.
Mirela Milori: Kur t?i ishte 15 vjeç mami vendosi të divorcohej nga babi, si ishte ky proces, si ndodhi?
20-vjeçarja: Ishte shumë e vështirë, pasi mami mori vendimin, u shkëputëm nga banesa ku jetonim dhe erdhëm këtu në Tiranë, në një shtëpi me qira. Kur erdhëm të treja në Tiranë mami hapi divorcin. Na ka sjellë shumë vërdallë. Zotëria nuk donte të ndahej dhe e tërhiqte gjendjen civile nga një qytet në qytetin tjetër dhe presioni im i invaliditetin vinte nga një qytet në tjetrin dhe unë pothuajse një farë kohe të gjatë sa mbaroi procesi gjyqësor, kam ndejtur dhe pa pension.
Mirela Milori: Mami jo vetëm e ndarë, por kërkonte edhe urdhër mbrojtje sepse ai vinte dhe ushronte dhunë edhe pas divorcit?
20-vjeçarja: Urdhërin e mbrojtjes mami e kërkoi pasi u larguam nga banesa sepse ai na dhunoi dhe ne kemi lajmëruar policinë. Na ka marrë policia dhe bëmë denoncimin. Prokuroria e qytetit ku kishim gjendjen civile e dënoi me dy vite burg, por bëri çfarë bëri ja hodhi dhe mori dënimin me shërbim prove. /tvklan.al
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/