Artan Lame prezantohet në krye të Kadastrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Artan Lame është prezantuar këtë të shtunë si drejtor I Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Lame u prezantua nga zv/kryeministri Erion Braçe, I cili në fjalën e mbajtur theksoi se certifikimi pronave është prioriteti kryesor I qeverisë. Sipas Braçes, qeveria do të vijojë betejën për të çuar deri në fund procesin e legalizimit të të gjitha objekteve të paligjshme si dhe tokave bujqësore. ?Certifikimi i pronave është prioritet i qeverisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me legalizimet. Është një betejë që do vazhdojë për të përfunduar procesin e legalizimi të objekteve të paligjshme kudo që ndodhen, në periferi apo zona të populluara dhe ajo përvojë duhet të shërbejë për të çuar para proceset që kemi nisur.? Nga ana tjetër, Artan Lame prezantoi tre drejtimet ku do të shtrihet reforma e legalizimeve. ?Reforma do të jetë në tre drejtime: Reformë thelbësore në hartografi, reformë thelbësore në shërbime dhe sistemet e shërbimit dhe reformë thelbësore në burimet njerëzore, në meritokraci.

Share This Video


Download

  
Report form